Pas takimit me Scholz dhe Macron, deklarohet Osmani

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidentin Francës, Emanuel Macron tha se “në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç”.

Ajo tha se në këtë takim diskutuan për angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet.

“Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, ka shkruar ajo në “Facebook”.