Edhe pse u premtua javë më parë, nisma e Lëvizjes Antibixhoz për referendum as gjatë muajit prill nuk u fut në rend dite të Këshillit komunal të Tetovës. Kryetari i Këshillit Bersar Durmishi thotë se ka biseduar me koordinatorët e partive politike dhe takimin e kanë lënë me 20 maj që të shihet mundësia për organizimin e referendumit në Tetovë për largimin e lojërave të fatit nga qyteti.
“Kemi pasur një koordinim me lëvizjen antibixhoz, ku kemi qenë të gjithë koordinatorët që janë në përbërjen e këtij këshilli komunal dhe kemi rënë dakord ka fundi i këtij muaj diku ka data 20 maj të takohemi, jemi me një qëndrim ku do të dalim me një qëndrim të unifikuar me to se si t’i vazhdojmë aktivitete tona të përbashkëta, ndërsa iniciativa është në kuadër të Lëvizjes antibixhoz”, tha Besar Durmishi, këshilltar komunal.
Nga Lëvizja antibixhoz javë më parë thanë se debatin në komunën e Tetovës është organizuar katër muaj më parë ndërsa në takim janë thirrur pas katër muajsh.
“Ne kemi kërkuar që sa më shpejtë të realizohet ky referendum, por me zvarritjen e qëllimshme pa qëllimshme komuna e Tetovës është vonuar, qëllimshme, pa qëllimshme apo obligimeve që ka pas se katër muaj janë bërë nga debati që kemi pasur në komunë e Tetovës”, theksoi Jushi Emurllau, Lëvizja Antibixhoz.
Nga Lëvizja Anibizhoz zotohen se do të organizojnë referendum në të gjitha qytetet e Maqedonisë pasi që ligji që duhet të kalojë në Kuvend është duke u vonuar, ndërsa edhe po të kalojë, i njëjti nuk parasheh që lojërat e fatit, kazinotë dhe pikat e basteve të largohen tërësisht nga qytetet.
