Erdogan shpall gjendje të jashtëzakonshme në 10 provinca: Mbi 3500 të vdekur dhe mbi 8.000 të shpëtuar pas tërmetit në Turqi

TË FUNDIT

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan shpalli gjendje të jashtëzakonshme 3-mujore në 10 provinca të goditura nga tërmetet masive.

Gjatë një konference për media, Presidenti i Turqisë njoftoi se numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme të së hënës në Turqinë jugore është rritur në 3.549.

Mijëra njerëz janë lënduar, por edhe mijëra të tjerë janë shpëtuar nga njësitet turke të kërkim-shpëtimit.

“Më shumë se 8.000 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat deri më tani”, tha Presidenti Erdoğan pas tërmeteve të fuqishme të së hënës.

Ai njoftoi gjithashtu se 53.317 punonjës kërkim-shpëtimi dhe personel mbështetës aktualisht po punojnë në zonën e tërmetit.