Sulm me thikë në Paris

TË FUNDIT

Një person ka plagosur me thikë disa të tjerë në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris mëngjesin e së mërkurës.

Sulmuesi është “neutralizuar shpejt” nga policia, deklaroi në Twitter ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, pa dhënë detaje të tjera, shkruan Reuters.

Sulmi ndodhi në orën 06:40 brenda stacionit të trenit, i cili është një prej më të frekuentuara në Evropë dhe është një linjë e rëndësishme që lidh Parisin, Londrën dhe veriun e Evropës.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe se trenat janë duke operuar normalisht.