Sipas një sondazhi të kryer nga “YouGov”, shumica e gjermanëve thanë se preferojnë më tepër qebapët e ëmbël në vend të sallamit kur bëhet fjalë për ushqimin e shpejtë.
“Kur u pyet për të zgjedhur midis sallamit “Currywurst” dhe “Doner kebab”, një lloj qebapi, i bërë nga mishi i gatuar me nje stil pjekjeje ku mishi hidhet në hell, në një shufër të gjatë që thuhet se ishte shpikur nga punëtorët mysafirë turq, rreth 45% e të anketuarve zgjodhën “Doner kebab”.
Sipas një sondazhi të kryer nga “YouGov”, shumica e gjermanëve thanë se preferojnë më tepër qebapët e ëmbël në vend të sallamit kur bëhet fjalë për ushqimin e shpejtë.
Rreth 37% thanë se preferojnë “Currywurst”, feta salsiçe të copëtuara, zakonisht i bërë nga mishi i derrit, të lyera me salcë “ketchup” me shije erëzash dhe shpesh të shërbyera me patatina.
Ndërkohë, 15% e të anketuarve thanë se nuk u pëlqen asnjë nga dy klasikët e ushqimit të shpejtë që shiten në çdo cep të vendit.
Ekziston një ndarje e qartë e moshave kur bëhet fjalë për ushqimin e shpejtë, ku shumica e të anketuarve mbi moshën 55 vjeç preferojnë “Currywurst”. Në mesin e atyre midis 18 dhe 24 vjeç, 57% zgjodhën “Doner kebab”.
Gratë, zgjodhën kryesisht “Doner kebab”, ku 47% prej tyre që thanë se preferojnë mbështjellësen, ndërsa burrat preferuan “Currywurst” me një diferencë të vogël prej deri në 42%-43%.
