Itali, shqiptari humb jetën tragjikisht në vendin e punës

TË FUNDIT

Një shqiptar 66 vjeçar në Itali ka humbur jetën pasi që ka rënë nga skelat.

Ngjarja konkretisht ka ndodhur në Malcesine (Verona), raporton ANSA.

Dinamika e aksidentit po shqyrtohet nga karabinierët dhe inspektorët Spisal të Ulss 9 Scaligera.

Viktima me origjinë shqiptare ka rënë nga një lartësi prej rreth 3 metrash dhe mjekë nuk kanë arritur që ta shpëtojnë ./21Media