Një transportuesi të blinduar ushtarak, ku kishte disa persona të maskuar si babadimra, iu desh ndihma e policisë për t’u zhbllokuar pasi kishin ngecur në një rrugë në Angli në Cornwall lane. Babadimrat, të cilët besohej se kishin qenë në një pijetore, u futën në një gardh me automjetin ku ishin.
Rruga u bllokua për rreth dy orë, tha Ian Jepson, një kalimtar i cili i pa ata, shkruan BBC.
“Ata kaluar pranë meje duke kënduar dhe më vonë i gjetëm të ngecur në rrugë”.
“Ishte mjaft qesharake kur ata po përpiqeshin ta lironin veten”, ka thënë kalimtari.

