Befason artistja shqiptare: Isha 5 vjeçe kur fola për herë të parë me shpirtrat

TË FUNDIT

Artistja Olta Canka ka befasuar me deklaratën e saj në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Ajo është shprehur se ka qenë në moshën 5-vjeçare kur ka folur për herë të parë me shpirtrat.

Canka tregoi se fillimisht u frikësua shumë sepse nuk e dinte se çfarë po ndodh.

“Çdo gjë është energji vet, këto shpirtra  janë energji. Ne jemi rrezatime. Për herë të parë që e kuptova se po ndjeja diçka kam qenë në moshën 5-vjeçe. E pashë e ndjeva, u tremba dhe u prëpoqa ta harroja. Isha në shtëpi ishte natë, nuk e kuptoja. Shikoja diçka si të errët q dhe ishte hije”- tha ajo.