Posti i Messit me Kupën e Botës është postimi më i pëlqyer në historinë e Instagramit. Këtë e ka bërë të ditur vetë CEO i META-s, Mark Zuckerberg në një postim të tijin në fejsbuk. Po ashtu, Mark Zuckerberg bën të ditur se Whatsapp, gjithmonë në pronësi të tij, ka arritur deri në 25 milionë mesazhe në sekondë gjatë finales së Kupës së Botës në Katar.

