Lionel Messi me disa bashkëlojtarë kanë shpëtuar për pak nga rrëzimi prej autobusit të hapur gjatë paradës me trofeun e Kupës së Botës nëpër rrugët e kryeqytetit argjentinas Buenos Aires të martën.
Fituesja e Kupës së Botës, Argjentina, është mirëpritur nga një turmë tejet e madhe në aeroportin e Buenos Aires pas rikthimit nga Katari, ndërsa dita e martë është shpallur ditë pushimi në vend.
Ekipi kombëtar, i cili e mposhti Francën në finalen e së dielës, ateroi në atdhe në orën 2:24 të mëngjesit sipas kohës lokale.
WATCH: #BNNArgentina Reports
— Gurbaksh Singh Chahal (@gchahal) December 20, 2022
During a championship run through the streets of #BuenosAires, Argentina's national team stars #Messi, #DePaul, #Otamendi, #Paredes, and #DiMaria nearly fell off the roof of a bus, oblivious to the thick cable as they paraded their #WorldCup win. pic.twitter.com/YuqrvgWL7H
Mijëra tifozë i mbushën rrugët e kryeqytetit për ta përshëndetur ekipin kombëtar që parakaloi me autobus të hapur rrugës për në selinë e Federatës së Futbollit të Argjentinës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Messi, Leandro Paredes, Angel Di Maria dhe disa të tjerë shihen duke u detyruar të kërrusin shpinën dhe kokën shpejt në çastet e fundit nën një kabllo të rrymës që duket se nuk e kishin vërejtur.
Ata rrezikuan të bien nga autobusi për shkak të kabllos së rrymës që e vërejtën me vonesë.
Ishte mesfushori i Atletico Madridit Ridgrigo de Paul ai e që e vërejti kabllon në çastet e fundit dhe i njoftoi bashkëlojtarët për t’u kërrusur.
Festa kryesore e lojtarëve argjentinas do të bëhet te monumenti Obelisk në kryeqytet të martën në orën 16:00.
Qeveria argjentinase tha se e marta do të jetë ditë pushimi, në mënyrë që tifozët të mundë ta shfaqin gëzimin e tyre më të madh për ekipin kombëtar.
Lionel Messi e priu ekipit për të dalë nga aeroplani, i cili barte një fotografi të tij në bishtin e vet.
