Mësohet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua me armë në Gjermani

TË FUNDIT

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e së hënës në qytetin Krefeld të Gjermanisë.

Mësohet se viktima Mario Muka, 42-vjeç, i cili u qëllua 3 herë me armë zjarri në kokë nga një person ende i paidentifikuar. Ky i fundit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Pati një të shtënë në Garnstrasse. Një person ka vdekur”, tha një zëdhënës i policisë me kërkesë të agjencisë gjermane të shtypit.

Për këtë ngjarje, vijojnë hetimet për zbardhjen e saj dhe gjetjen e autorit.