Dua Lipa tregon planet pas përfundimit të turneut

TË FUNDIT

Këngëtarja Dua Lipa në një konferencë për mediat për gazetarët në Tiranë tregoi se pas përfundimit të turneut do të vendoset në Londër, në shtëpinë e saj.

Ajo u shpreh se periudhë pushimi për të është kur fillon punën në studio për të shkruar këngë dhe për t’u bërë gati për albumin e tretë.

“Periudhë pushimi nuk kam pasur që kur kam qenë 7-vjeç, po mendoj që sonte përfundon turneu. I kam tani disa muaj intensivë në studio që po shkoj të shkruaj dhe të përfundon albumin e tretë, Kjo për mua është periudhë pushimi”, u shpreh Dua Lipa.

110-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë solli në Tiranë këngëtaren me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare e ndau lajmin përmes rrjeteve sociale.

Një ditë më parë, presidenti Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën.