Ilon Mask rikthen llogarinë e Donald Trampit në Tuiter

TË FUNDIT

Pronari i ri i Tuiterit, Ilon Mask ka njoftuar se profili i ish presidentit amerikan Donald Trump është rikthyer, pasi përdoruesit e platformës sociale e mbështetën veprimin përmes anketës që inicioi.

Populli foli, ka shkruar Mask në Tuiter, duke informuar se 51.8 për qind e mbi 15 milionë përdoruesve të Tuiterit kanë votuar për kthimin e llogarisë.

Ish presidenti amerikan, megjithatë mund të mos kthehet në platformë pasi tha se “nuk sheh arsye për këtë”.

Llogaria e tij u suspendua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës.

Menaxhmenti i mëparshëm i Tuiterit fshiu llogarinë e Trampit disa ditë pas sulmit në Kapitol Hill në Uashington më 6 janar, ndërsa Kongresi po përpiqej të konfirmonte fitoren e Xhozef Bajdenit në zgjedhjet presidenciale.

Në trazirat që ndodhën gjatë kohës së bastisjes katër civilë dhe një polic humbën jetën.

Pas kësaj, u suspenduan llogaritë e Donald Trampit në Fejsbuk, Instagram dhe Jutjub të cilat kishin dhjetëra milionë ndjekës.

Disa muaj më vonë, Tramp lansoi platformën e tij, Truth Social