Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe funksionet e trupit, vitamina A luan një rol mjaft të rëndësishëm.
Vitamina A ndihmon me shikimin, sistemin imunitar, riprodhimin, metabolizmin, si edhe funksionimin e zemrës, mushkërive, veshkave dhe trurit.Por roli i saj nuk ndalet këtu! Kjo vitaminë ka edhe veti antioksiduese, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave.
Ju mund ta merrni atë nga ushqime si spinaqi dhe perimet e tjera me gjethe jeshile, qumështi, djathi, e verdha e vezës, mëlçia e viçit, brokoli, kungulli, karrota, pjepri, mango dhe kajsitë.Ekspertët këshillojnë që të bëhet kujdes me marrjen e kësaj vitamine me anë të suplementeve. Kjo pasi doza të larta të saj mund të shkaktojnë shqetësime në organizëm si të vjella dhe marramendje.Gjithashtu marrja e saj për një periudhë afatgjatë, mund të sjellë simptoma si acarim të lëkurës, dhimbje në nyje dhe kocka, dëmtim të mëlçisë e shumë të tjera.Edhe pse mungesa e vitaminës A është mjaft e rrallë, AgroWeb.org ju fton të njiheni me disa nga simptomat që mund të jenë shenjë e mungesës së saj në organizëm.Sy të thatëSytë janë të mbuluar me një shtresë lëngu, i cili ndihmon në mbrojtjen dhe lubrifikimin e tyre, duke mbajtur gjithashtu sipërfaqen e syve të pastër. Dhe sytë e thatë mund të jenë një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës A.Problemet me shërimin e plagëveVitamina A është një komponent i rëndësishëm për shërimin e plagëve.Një arsye është se vitamina A luan një rol në zbutjen e përgjigjes inflamatore të trupit dhe mund të ndihmojë në kontrollin e inflamacionit të tepërt.Pa sasinë e mjaftueshme në organizëm, trupi nuk do të shërohet siç duhet.Rritje e infeksioneveVitamina A mendohet të ketë një efekt mbrojtës kundër inflamacionit që vjen së bashku me patogjenët invazivë si ftohjet dhe infeksionet.Prandaj ekspertët mendojnë se mungesa e vitaminës A mund të shoqërohet me infeksione të fytit, traktit të frymëmarrjes dhe gjoksit.Lëkurë e thatëMungesa e vitaminës A nuk mund të jetë shkaktari i vetëm i lëkurës së thatë, por ajo mund të luajë një rol në këtë shqetësm.Kur shikoni përbërësit në produktet e kujdesit të lëkurës, retinoli është një përbërës mjaft i zakonshëm.Rezulton se retinoli në të vërtetë rrjedh nga vitamina A dhe i jep lëkurës shumë përfitime, si zvogëlimi i rrudhave dhe zbutjen e lëkurës.Sipas kësaj lidhjeje, ekspertët mendojnë se mungesa e vitaminës A mund të luajë një rol në problemet e lëkurës.Problemet me fertilitetinVitamina A luan një rol të rëndësishëm në proceset riprodhuese dhe disa kërkime tregojnë se mungesa e saj mund të shoqërohet me infertilitet.Megjithatë nevojiten ende kërkime të mëtejshme në këtë fushë.Por në fund të fundit më e rëndësishmja është të mbani mend se shenjat dhe simptomat e përmendura më lart mund të lindin për shumë arsye të ndryshme.Dhe nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me mungesën e vitaminës A ose të ndonjë lënde tjetër ushqyese, drejtohuni tek mjeku juaj për të marrë ndihmë të specializuar./AgroWeb
