Patrulla ruse e arrestoi drejtorin e përgjithshëm të centralit bërthamor Zaporozhje

TË FUNDIT

Drejtori i përgjithshëm i centralit bërthamor ukrainas të pushtuar nga Rusia në Zaporozhje është mbajtur nga patrulla ruse, kumtoi sot agjencia shtetërore ukrainase e obliguar për centralin Energoatom.

Igor Murashov dje rreth orës 16:00 sipas kohës lokale është arrestuar rrugës nga centrali më i madh bërthamor evropian drejt qytetit Energodar, theksohet në kumtesën e kompanisë.

Ai ishte nxjerr nga automobili dhe me sy të lidhur është dërguar në drejtim të panjohur, thuhet në kumtesë.

“Arrestimi i tij nga ana e Rusisë e kërcënon sigurinë e Ukrainës dhe centralin më të madh bërthamor në Evropë”, deklaroi kryetari i “Energoatom”, Petro Kotin dhe kërkoi nga Rusia menjëherë ta lirojë Murashov.

Rusia tani për tani nuk konfirmoi se e ka arrestuar drejtorin e centralit.