Ukraina rikthen qytetet kryesore në lindje, rusët tërhiqen

TË FUNDIT

Forcat ruse janë tërhequr nga qytetet kyçe lindore të Ukrainës, pas një kundërofensive të suksesshme të ushtrisë ukrainase.

Zyrtarët ukrainas thanë se trupat e tyre hynë në Kupiansk, një qendër jetike e furnizimit për forcat ruse, shkruan BBC.

Ministria ruse e mbrojtjes tha më pas se trupat e saj janë tërhequr nga qyteti i Izyum për t’i lejuar ata “të rigrupohen”.

Gjithashtu, ministria konfirmoi tërheqjen e trupave nga një tjetër qytet kyç, Balaklyia, në mënyrë që të “forcojë përpjekjet” në frontin e Donetsk.

Përparimet e Ukrainës, janë më të rëndësishmet që kur Rusia u tërhoq nga zonat përreth Kievit në muajin prill.

Në fjalimin e tij mbrëmjen e së shtunës, presidenti Volodimyr Zelenski pretendoi se Ukraina kishte çliruar tani 2,000 km katrorë nga pushtuesit rusë.