Charles III u shpall Mbret: Thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi, për detyrat dhe përgjegjësitë e rënda

TË FUNDIT

Charles III u shpall zyrtarisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar, në një ceremoni historike.

Ka qenë Princi William i cili nënshkroi shpalljen e babait të tij si mbret, pas vdekjes së Elizabeth II.

Ceremonia u zhvillua nga Këshilli i Aderimit në Pallatin e Shën Xhejmsit, ku nuk mori pjesë dhe Mbreti Charles III, në përputhje me traditën.

Camilla, Kryepeshkopi i Canterbury-t dhe Kryeministrja Truss, nënshkruan gjithashtu emrat e tyre në dokumentin historik.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, shihet se në ceremoni janë të pranishëm ish-kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, si dhe Gordon Brown, David Cameron Boris Johnson dhe Theresa May.

Mbreti Charles III ka mbajtur fjalimin e parë si Mbreti i ri i Britanisë së Madhe.

Ai u shpreh thellësisht i vetëdijshëm për detyrat  dhe përgjegjësitë që tashmë ka.

“Nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme dhe shërbim i vetëmohues. Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatjen, dhe përkushtimin e saj.  Edhe pse jemi të pikëlluar, ne falënderojmë për besnikërinë e saj në këtë jetë. Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e rënda që më janë kaluar tani.”- u shpreh ai.

Charles III është shpallur Mbret nga Nëpunësi i Këshillit gjatë ceremonisë së Këshillit të Aderimit, e cila po zhvillohet aktualisht në Pallatin St. James të Londrës. Deklarata nga Richard Tilbrook, nëpunës i Këshillit Privy, u pasua nga thirrja e audiencës “Zot ruaj Mbretin”.