Në Londër po vijon ceremonia e shpalljes zyrtare të Charles III për Mbretë të Mbretërisë së Bashkuar. Ceremonia po mbahet në Pallatin Shën James.
Flamujt, që janë aktualisht në gjysmë-shtizë, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II, do të ngriten sërish lart, pas takimit të të ashtuquajturit Këshill i Aderimit.
Përgjatë ditës, mbreti pritet të marrë edhe vendime tjera, para se flamujt të kthehen sërish në gjysmë-shtizë të dielën.
Ky njoftim vjen pasi mbreti është zotuar se do të ndjekë rrugën e “nënës së tij të dashur” për t’i shërbyer kombit.
Në vijim mund të ndiqni drejtpërdrejt ceremoninë.
Watch live: King Charles III to be formally proclaimed monarch at historic Accession Council https://t.co/ZyCl5u7p5h https://t.co/BCEzrTvUJK
— Sky News (@SkyNews) September 10, 2022
