Kapet drogë në vlerë 300 mijë paund, arrestohen 3 shqiptarë në Britani

TË FUNDIT

Tre shqiptarë janë arrestuar në Britani pasi janë kapur me drogë që kapte vlerën e 300 mijë paundëve.

Mediat britanike, bëjnë me dije se Glen Xhaferri, 26 vjeç, Redjon Murati, 28 vjeç dhe Anis Plauku, 29 vjeç, ranë në pranga pasi u sulmuan nga persona të maskuar dhe armatosur.

Mësohet se Plauku pësoi një thyerje të kafkës, Xhaferri kishte prerje në kokë dhe hundë ndërsa Murati mori një plagë të thellë në kyçin e dorës.

Të tre shkuan në spital në Bradforr për të marrë ndihmë mjekësore, mirëpo makina që lanë jashtë spitalit i ‘tradhëtoi’ duke i çuar dhe prapa hekurave.

Ka qenë policia e cila gjeti makinën e tyre, tip “Audi A5” ku pas kontrollit që i bëri gjeti 84,000 £  që ndodheshin brenda një çante të zezë në sediljet e pasme.

Pas makinës autoritetet, kontrolluan shtëpinë e tyre në Bradford ku u gjet një sasi droge me vlerë mbi 150,000 paund, 35,000 paund kesh në një dollap dhe pajisje anti-spiunazh.

Sendet e tjera të gjetura përfshijnë një detektor anti-spiunazh, 1000 euro, telefona celularë dhe 240 £.

Pasi u arrestuan, shqiptarët deklaruan se nuk kishin lidhje me paratë dhe sendet e gjetura.

Xhaferri, një i diplomuar për inxhinieri dhe Plauku, një ish-ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare, i cili ka shërbyer edhe në Afganistan u dënuan me tre vite burg.

Ndërsa Murati u dënua më shumë se dy vjet në Gjykatën e Bradford Croën të enjten raportojnë mediat britanike.