Mbreti i ri britanik Çarlls së shpejti duhet të mbërrijë në Londër nga Skocia, ku ishte në kështjellën Balmoral, në të cilën mbrëmë ndërroi jetë nëna e tij Elizabeta e Dytë.
Princi Hari ishte anëtari i parë i familjes mbretërore i cili u largua nga Balmorali herët në mëngjes dhe u nis me një fluturim të British eruejs në aeroportin në Aberdin.
Në Londër, mbreti Çarllsi i Tretë duhet të takohet për herë të parë me kryeministren e re britanike Liz Tras, e cila të martën ishte emëruar në funksionin e mbretëreshës Elizabeta. Ky ishte akti i saj i fundit zyrtar.
Më vonë gjatë ditës pritet që mbreti i ri britanik të ketë paraqitje televizive, në të cilën do të dërgojë porosi jo vetëm për Britaninë, por do të flasë para të gjithë botës.
Ndërkohë, shumë njerëz ende mblidhen jashtë Pallatit Bekingam dhe rezidencave të tjera mbretërore sot për t’i bërë nderimet e tyre mbretëreshës. Autoritetet kanë paralajmëruar se priten turma të mëdha, duke shkaktuar vonesa në transportin publik.
“Presim turma të konsiderueshme dhe vonesa në transportin publik. Publiku duhet të kontrollojë paraprakisht dhe të planifikojë në përputhje me rrethanat”, thuhet në kumtesën e qeverisë britanike.
Qasja në disa zona, veçanërisht në Londrën qendrore, do të kufizohet, me mbyllje të rrugëve dhe devijime që shkaktojnë vonesa për automjetet dhe këmbësorët ndërsa fillon planifikimi për funeralin shtetëror dhe ngjarjet në lidhje me to, thuhet në kumtesë.
Nga qytetarët kërkohet që lulet t’i lënë vetëm në disa zona të caktuara në afërsi të rezidencave mbretërore në Londër, Undzor, Edinburg, Balmoral dhe Sandringam.
