Familja e Mbretëreshës po mblidhet rreth saj, duke bërë rrugën nga i gjithë vendi për të qenë me të në Kalanë Balmoral, përcjell TV21.
Këtu bëjnë pjesë djem, vajza, nipër e mbesa si dhe personazhe publike.
Princi William mbërriti pak më parë me xhaxhallarët e tij Princin Andrew dhe Princin Edward dhe gruan e Princit Edward, Sophie.
Kate, Dukesha e Kembrixhit, ka qëndruar në Windsor pasi fëmijët e saj dhe të William kanë kaluar ditën e parë në një shkollë të re.
Princi Harry është në rrugën e tij veçmas, por jo i shoqëruar nga gruaja e tij Meghan, sipas zëdhënëses së tyre, shkruan BBC.
