Kievi akuzon Moskën për rrëmbim masiv të fëmijëve ukrainas

TË FUNDIT

Kievi ka akuzuar Moskën se ka organizuar adoptime masive të paligjshme të fëmijëve ukrainas pas transferimit të tyre nga territoret e pushtuara në Rusi.

Që nga fillimi i luftës, Ukraina ka akuzuar Moskën për “deportimin” e ukrainasve, duke thënë se ukrainasit nga territoret e pushtuara janë detyruar të shkojnë në Rusi dhe jo në rajone të tjera të Ukrainës.

Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi sonte në një deklaratë:

Federata Ruse vazhdon të rrëmbejë fëmijë nga territori i Ukrainës dhe të organizojë birësimin e tyre të paligjshëm nga qytetarët rusë.

“Më shumë se 1000 fëmijë nga Mariupol, një qytet jugor i Ukrainës i pushtuar nga trupat ruse, u transferuan ilegalisht te të huajt në Tyumen, Irkutsk, Kemerovo dhe Altai Krai” në Siberi, thuhej në deklaratë.