A zgjohet herët dhe a i ka bërë pushimet? Ja çfarë thotë Faton Selami nga Alternativa

TË FUNDIT

Bartësit e listave të kandidatëve për këshilltar në Tetovë mëngjesin e sotëm ishin mysafir në TV21. Gazetari Valon Sallai para emisionit “Click 21” u bëri disa pyetje më ndryshe kandidatëve.

Faton Selami nga Alternativa tha se zakonisht është i hershëm, pasi që është edhe pjesë e administratës shtetërore.

“Unë e kam zakon që të zgjohem herët pasi që punoj në administraët shettërore, jam udhëheqës njësie në Ministrinë e Drejtësisë në Tetovë”, tha Selami.

I pyetur për pushimet, Selami tha se planifikon që të njëjtat t’i bëj me famiëje, pas përfundimit të zgjedhjeve në Tetovë.

“Personalisht unë mendoj me familje pas zgjedhjeve të bëjmë plazh, të shfrytëzojmë pushimet pas 21-shit”, tha Selami.