Kryebashkiaku i Mykolaivit thirrje qytetarëve ukrainas: Largohuni nga qyteti nëse doni të qëndroni gjallë

TË FUNDIT

Kryetari i qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych, u ka kërkuar banorëve të qytetit të largohen.

“Unë sugjeroj të gjithë ata që duan të qëndrojnë gjallë të largohen nga qyteti. Rreth 230,000 njerëz mbeten në qytetin e Mykolayiv tani,” tha kryebashkiaku.

Rrugët e evakuimit jashtë qytetit janë në drejtimet e Odesa, Kryvyi Rih dhe Kiev.

Ai e përshkroi situatën në përgjithësi shumë të keqe, ku qyteti bombardohet çdo ditë.

Kryebashkiaku tha se 111 njerëz janë vrarë dhe 502 persona janë plagosur, duke përfshirë gjashtë fëmijë.