Rama takim me kryeministrin ukrainas: Rikonsideroni njohjen e Kosovës

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimin me homologun e tij ukrainas, Denys Shmyhal në kuadër të vizitës së tij në Kiev kërkoi që Ukraina të konsiderojë njohjen e Kosovës. Kreu i qeverisë, tha se Kosova e meriton një gjë të tillë, pasi nuk mbetën peng i së shkuarës.

Ndër të tjera, Rama tha se Shqipëria dhuroi 1 milion euro për Ukrainën, një shumë që e konsideron si simbolike për të treguar respekt. Po ashtu, kryeministri përsëriti edhe në takimin me Shmyhal se bashkë me vendet e tjera të Ballkanit të ndërtojnë blloqe banimi në qytetet e shkatërruara nga lufta.