Bombardimet ruse nuk kanë të ndalur në qytetin Odesa të Ukrainës.
Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e një sulmi me raketë të ndodhur së fundmi në këtë qytet kanë humbur jetën 8 persona mes të cilëve një nënë bashkë me foshnjën e saj në krahë.
Ndër të tjera thuhet se nëna bashkë me foshnjën tre muajshe nuk kanë arritur që ti mbijetojnë sulmit.
Njerëzit i kanë bërë homazhe Valeria Hlodan, burri i së cilës Yuriy konfirmoi vdekjet.
