Deputeti ukrainas: Ushtarët ukrainas s’do të dorëzohen

TË FUNDIT

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko tha për BBC se ushtarët ukrainas në Mariupol nuk do t’i dorëzohen Rusisë.

“Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, tha ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për të përfunduar luftën.

Rusia tha se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, ndërsa Kremlini shtoi se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigande çeliku.