Reagon OKB për vendimin e fundit të Putinit: Shkelje e sovranitetit të Ukrainës

TË FUNDIT

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot se e konsideron vendimin e Rusisë për të njohur pavarësinë e territoreve separatiste ukrainase shkelje të integritetit territorial të Ukrainës.

“Kjo është e papranueshme në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një deklaratë.

“Kombet e Bashkuara, në përputhje me rezolutat përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme, vazhdojnë të mbështesin plotësisht sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, tha zëdhënësi i OKB-së Stefan Duzarik. 

https://tv21.tv/putin-urdheron-dergimin-e-paqeruajtesve-ruse-ne-lindje-te-ukraines/