Çiftet e rrethit të pestë në FA Cup

TË FUNDIT

Norwich City do të përballet me Liverpoolin në rrethin e pestë të FA Cup në fund të këtij muaji.

Chelsea do të përballet me Luton Town, ndërsa lideri i Premierligës Manchester City me Peterborough United.

Tottenhami do të jetë në fushë me Middlesbrough dhe Southamptoni me West Hamin.

Ndeshjet e këtij rrethi do të nisin me 28 shkurt./21Media