Kovaçevski: Kiril dhe unë duam tabela exel me afate dhe realizim

TË FUNDIT

Më e rëndësishmja për politikën është të zhvillohet për të mirën e dy popujve. Nuk ka asgjë më të mirë nga ajo që të kemi ekonomi të hapur, të lidhur me infrastrukturë, por me vëmendje t’i ndjekim edhe temat nga historia, të drejtat njerëzore dhe integrimin evropian, tha kryeministri bullgar, Kirill Petkov gjatë fillimit të seancës së përbashkët ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.

“Për mua ka shpresë të madhe. Mbrëmë në darkën e përbashkët pamë disa nga ministrat se si në vend se të përfundojnë darkën, tashmë kishin definuar masa specifike të cilat duhet t’i bëjnë, rezultate reale”, tha Petkov.

Ai shtoi se ky dialog do ta zëvendësojë nacionalizmin, gjuhën e urrejtjes dhe do të tregojë se të dy palët duan të bëjnë sa më shumë për miqësinë e mirë.

Kryeministri i Maqedonisë tha se vizita dyditore në Sofjes është sukses sepse është realizuar vetëm një javë pas vizitës në Shkup ku ka pasur marrëveshje për tema të cilat kanë vlerë për bashkëpunimin në fushën e arsimit, infrastrukturë, inovacion dhe komunikim.

“Të dy qeveritë do të punojnë në temat të fushës së infrastrukturës, konkretisht në Korridorin 8, infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në pjesën e lidhjes së telekomunikacionit. Pas kësaj në pjesën e arsimit, me të cilën do t’i lidhim të rinjtë me çka bëjmë shkëmbim të ideve, njohurive dhe kjo jep efekt më të madh, se sa ta bëjmë vet”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Ai shtoi se ekipet do të punojnë bashkërisht me bashkëkryesuesit dhe në gjashtë muajt e ardhshëm ata bashkë do të menaxhojnë grupet e punës, të cilat nuk do të përbëhen vetëm nga politikanë.

“Kiril dhe unë duam tabela exel, duam afate, duam realizim”, tha më tej Kovaçevski./TV21