Takimi Ibraim-Kovaçevski, THP pret që të ruhet përfaqësimin politik dhe institucional i turqve

TË FUNDIT

Partia për lëvizjen e turqve – THP pret që Qeveria e re ta vazhdojë dhe përforcojë konceptin e një shoqërie dhe ta intensifikojë zbatimin e Strategjisë Nacionale për një Shoqëri, njoftoi pasdite THP pas takimit të kryetarit të partisë Enes Ibraim me kryetarin e LSDM-së dhe mandatarin për përbërjen e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski.

Në takim Ibraim dhe sekretari i përgjithshëm i partisë Ilhan Raman kanë dërguar urime për funksionin e ri të Kovaçevskit dhe sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Mile Zeçeviq, duke iu uruar sukses.


Nga THP presin se qeveria e re do të gjejë model adekuat zgjedhor i cili do të mundësojë prezantim të drejtë dhe korrekt të bashkësive më të vogla në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


“THP nga mandatari i ri pret që ta ruajë përfaqësimin politik dhe institucional të turqve dhe të punojë për përmirësimin e arsimit dhe veprimtarive kulturore në gjuhën turke”, bëjnë të ditur nga partia.