ITSHKSH organizoi ceremoni solemne për të nderuar Nënë Terezën dhe komunitetit katolik shqiptar në Shkup

TË FUNDIT

Institutit i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, organizoi ceremoni solemne, në nderim të trashëgimisë së Nënë Terezës dhe komunitetit katolik shqiptar të Shkupit, në vigjilje të festës katolike të Krishtlindjeve. Të pranishëm në ceremoni ishin personalitete të shquara, përfaqësues të Bashkësive Fetare dhe  përfaqësues të lartë nga Ipeshkvia e Kosovës. Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve tha se kjo ditë do të shënohet në kalendarin e ngjarjeve të këtij Institutit.

 “Ne sot po e organizojmë këtë pritje solemne edhe për të nderuar kujtimin ndaj të gjithë atyre familjeve fisnike dhe personaliteteve shqiptare katolike të Shkupit, përfshirë edhe udhëheqësit shpirtëror siç ishin Pjetër Bogdani, Ndue Bytyçi, Lazër Mjeda, Zef Rama, Gaspër Gjini e tjerë, të cilët me kontributin e tyre emancipues ishin vertikalja shpirtërore e këtij kryeqyteti dardan”, tha Emin Azemi.

“Në këtë ceremoni solemne për të kremtuar festën e Krishtëlindjeve, por edhe për të kujtuar një traditë që dikur ishte pjesë e jetës sonë urbane këtu në Shkupin e Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës dhe Hasan Prishtinës.01.25 Ditën e sotme ne po e institucionalizojmë si aktivitet i përvitshëm dhe besoj që do të reflekton që shumë shpejtë gjuha shqipe të jetë edhe në Katedralen e Shkupit për besimtarët katolik”, theksoi Skender Asani, ITSHKSH.