Profesori nga Struga e sulmon me mjet të hekurt! Nxënësi përfundon në spital

TË FUNDIT

Një profesor me mjet të hekurt sot rreth orës 13:30 ka lënduar një nxënës të shkollës së mesme “Ibraim Temo” në Strugë, përcjell TV21. Nxënësi është pranuar në spital me lëndime në kokë.

“Nga Reparti kirurgjik më kanë informuar se rreth orës 13:45 është pranuar një fëmijë me lëndime në kokë. Fëmijës i janë qepur plagët dhe është lëshuar për kurim shtëpiak”, njofton Armend Arsllani, drejtor i Spitalit të Strugës.

Nga SPB Ohër njoftojnë se për rastin në fjalë është privuar nga liria një 57-vjeçar.

“Në rajonin e Strugës është ndaluar E.S. (57) nga Struga, i cili në shkollën e mesme “Ibraim Temo” ka prishur rendin dhe sigurinë publike pasi me një mjet të hekurt fizikisht ka sulmuar një nxënës nga e njëjta shkollë”, tha Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër.