Mjetet piroteknike nuk janë lodra! Rreth 180 mijë persona në botë në vit lëndohen nga këto mjete

TË FUNDIT

Policia në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, në sheshin Maqedonia organizoi ushtrim në suaza të fushatës kundër përdorimit të mjeteve piroteknike.

Për fat të mirë vajza nuk është e lënduar. Ky është vetëm një paralajmërim se çfarë mund të ndodh gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.

 “E dini që në këtë periudhë, para festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes, për fat të keq paraqitet fenomeni i përdorimit të mjeteve piroteknike, fenomen i cili mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe nga i cili çdo vit në gjithë botën rezulton me shumë të lënduar. Për fat të keqe janë tronditëse informacionet se rreth 180 mijë persona në botë pësojnë lëndime për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike”, tha Toni Angellov, zëdhënës i MPB-së.

Nga MPB thonë se vazhdojnë me fushatat preventive me qëllim që tu prezantohen qytetarëve pasojat e mundshme nga përdorimi i mjeteve piroteknike, posaçërisht para dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes.

MPB ndërmerr edhe masa represive me qëllim të sanksionimit të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe i rikujton qytetarët për dispozitat ligjore në bazë të së cilave është i dënueshme përdorimi i mjeteve piroteknike dhe shitja e tyre ilegale.

Ligji për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, në nenin 31 parasheh dënim në vlerë prej 200-500 euro në kundër vlerë në denarë për personat që pa autorizim gjuajnë me armë zjarri, përdorin mjete piroteknike ose eksploziv të ngjashëm ose material që lehtë digjet, ose që në mënyrë të ngjashme prish qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.