Branko Stançev: Telekom është gati të ofrojë shërbime 5G

TË FUNDIT

Telekom-Maqedoni është gati të ofrojë shërbime 5G, kështu bëri të ditur Branko Stançev drejtor Gjeneral komercial për shfrytëzuesit privat të Telekomit të Maqedonisë. Thotë se shërbimi 5G do të jetë i disponueshëm menjëherë pas marrjes së miratimit të radiofrekuencave nga Agjencia për Komunikime Elektronike, gjë që pritet të ndodh në tremujorin e parë të vitit të ri, transmeton TV21.

“Ne jemi gati të ofrojmë shërbime 5G, me shpejtësi të madhe. Kjo gjë do të ndodh sapo të marrim miratimin e radiofrekuencave nga Agjencia për Komunikime Elektronike, dhe pritet të ndodh në tremujorin e parë të vitit të ri (2022), tha Branko Stançev – drejtor Gjeneral komercial për shfrytëzuesit privat të Telekomit të Maqedonisë.