-Nuk dua të besoj që mund të ketë ndodhur një gjë e tillë, por vet Kastriot Rexhepi do të sqarojë këtë situatë, nuk mund të marr përgjegjësi të vërtetojë ose pohojë një konstatim të tillë, kështu u përgjigj fillimisht në ClickPlus në TV21, kryepralamentari Talat Xhafer, i pyetur se si i komenton deklaratat e VMRO-DPMNE-së që deputeti Kastriot Rexhepi është kidnapuar. Xhaferi thotë se institucionet përkatëse duhet ta vërtetojnë këtë.
“Nuk mund të bëj rolin e zëdhënësit apo nënkryetari të VMRO-DPMNE-së, të konstatoj se është kidnapuar dikush pa pasur argumente, për faktin se ka institucione të cilët duhet të veprojnë, në qoftë se supozohet se është i humbur ose kidnapuar dikush”, tha mes tjerash Xhaferi.
