VIDEO/ Votimi në Tetovë, vendvotimet janë hapur në kohë

TË FUNDIT

Procesi i votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Tetovë kryesisht është zhvilluar pa probleme.

Gazetari i TV21, Senat Zylbehari ka raportuar se vendvotimet janë hapur në kohë dhe se nuk ka pasur pengesa me identifikimin e votuesve me shenja gishtash.

Është vërejtur edhe interesim i qytetarëve për të votuar që nga orët e para të procesit të votimit.