Palmer për TV21: BE-ja të përmbushë detyrimet e saj dhe të hapë rrugën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

TË FUNDIT

“Vizioni ynë për të ardhmen është i njëjte me vendet e Ballkanit që kanë për veten e tyre, është një rajon që plotësisht është integruar në sistemin evropian. Kjo do të thotë anëtarësim në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarësim në NATO për të gjitha vendet me aspirata të tilla”, kështu deklaroi për TV21, zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Metju Palmer.

I pyetur nëse ka një afat kohor për këtë, Palmer tha se ata duan të shohin progres sa më shpejt të jetë e mundur.

“Por afati kohor kontrollohet më së miri nga vetë vendet me shpejtësinë me të cilën ata do të përmbushin kriteret për anëtarësimin në BE. Prandaj është shumë e rëndësishme që BE-ja të përmbushë detyrimet e saj dhe të hapë rrugën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Më ideale do të ishte në muajt e ardhshëm”, u shpreh mes tjerash Metju Palmer.

Intervistën e plotë më Metju Palmer do të mund ta ndiqni sot në ora 17:30 në TV21.

LEXO:
Palmer për TV21: BE-ja e mbështet dialogun Prishtinë – Beograd

Palmer për TV21: Në Marrëveshjen e Uashingtonit ka elemente që e mbështesin fuqishëm punën e Lajçakut