BE në politikën e jashtme duhet të jetë më vendimtare, tha Cipras për TV21

TË FUNDIT

Ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras në një intervistë për TV21 theksoi se në politikën e jashtme Bashkimi Evropian duhet të jetë më vendimtare. Ai shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë alternativë tjetër përveç BE-së.

 “BE në politikën e jashtme duhet të jetë më vendimtare. Nuk duhet të kesh ndikim, të jesh fuqi në hartën botërore, e të mos mundesh të zgjedhësh problemet në fqinjësi. Mendoj se nuk ekziston zgjedhje tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor përveç që të këmbëngulin dhe të mos ekzistojë zgjedhje tjetër për BE përveç se të vazhdohet me vendimet që kanë të bëjnë me zgjerimin, procesin e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimorë”, tha për T2V1, ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.

Intervistën e plotë me ish-kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras do të mund të ndiqni në ora 19:10 në TV21.