Kryeministri Zoran Zaev i është përgjigjur pyetjeve të deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi.
Për pyetjen për Liqenin e Ohrit, Zaevi deklaroi se ka Ligj për mbrojtjen e Ohrit i cili është ndryshuar në vitin 2018. Shton, se ky ligj precizon vendet dhe lartësinë e objekteve që duhet të jepet leje për ndërtim dhe legalizim.
Ndërkohë ka ftuar që të përshëndeten aktivitetet që ndërmerren në Strugë dhe Ohër për rrënimin e objekteve buzë liqenit.
“Njëri nga aktivitetet që janë duke realizuar atje, meritojnë të mbështeten nga parlamenti dhe të gjithë ne”, tha Zaev, transmeton TV21.
“Nuk them se shkëlqejmë, por them se jemi të përkushtuar maksimalisht për të zgjidhur problemet”, shtoi më tej ai.
Ndërkaq për gjendjen e rrënduar të rrugës Strugë – Qafë Thanë tha:
“Është paraparë ndërtimi i rrugës dhe këtu kemi rehabilitim të tërësishëm të rrugës dhe tenderi do të hapet në mesin e korrikut. Shpresoj se deputetët do të japin mbështetje në Kuvend, që të angazhohet “Bektel Enka” për këtë pjesë të korridorit”, tha Zaev./TV21
