Osmani dhe Sijarto do ta hapin konsullatën e re të nderit në Shtip

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Peter Sijarto sot do ta hapin Konsullatën e Nderit të Hungarisë në Shtip, që me juridiksion përfshinë të gjithë rajonin lindor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast Osmani dhe Sijarto do të priten nga ana e konsullit të ri të nderit në Shtip, Danella Arsovska.

Pas mbarimit të ceremonisë në hapjen e Konsullit të Nderit, Ministrat do të marrin pjesë edhe në biznes forumin ku në tavolinën e njëjtë do të ulen kompani nga të dyja vendet, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë.