Moti në vend do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me re të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri të moderuar nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 13 deri në 22 gradë, derisa temperature maksimale do të arrijë në 32 deri 40 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me pak vranësira dhe erë e dobët deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 18, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 39 gradë.
Në ditët në vijim, nën ndikimin e masës së ajrit të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë shumë i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në shumë vende temperaturat do të jenë mbi 35 gradë, dhe më e ngrohta do të jetë të enjten dhe të premten kur në disa vende dhe veçanërisht në juglindje do të kalojnë 40 gradë.
