Ndeshja e sotme e futbollit, mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës është shikuar nën një atmosferë ndryshe nga kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe disa deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Në Klubin e Deputetëve, në ambient të hapur, Xhaferi dhe deputetët janë shoqëruar edhe nga ambasadorja ukrainase në vend.
“Sporti na bashkon! Në një atmosferë joformale u tubuam me kolegët nga partitë e ndryshme politike dhe me Ambasadoren e Ukrainës të bëjmë tifo për ekipin tonë”, ka shkruar Xhaferi, transmeton TV21.
