Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke komentuar kritikat e opozitës, ku thonë se pushteti po realizon negociatat të fshehta me Bullgarinë, ka deklaruar se negociatat janë në fazën e parë dhe se ato duhet të zhvillohen në nivel diplomatikë, larg publikut.
Ka shtuar, se cilido që të jetë epilogu i negociatave mes Shkupit dhe Sofjes, për atë do të njoftohet me kohë opozita.
“Nëse do të ketë marrëveshje, sigurisht se para se ta aprovojmë ne do ta informojmë opozitën. Ose nëse nuk do të ketë marrëveshje, ne gjithashtu do ta informojmë opozitën. Mirëpo, tani ka nevojë të krijohet konfidencë dhe mirëbesim mes palëve”, tha Osmani para mikrofonit të TV21, në aeroplan, gjatë kthimit për në Shkup për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për punë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
LEXO EDHE:
– Osmani nesër në Sofje: Tentimi i fundit për negociatat në qershor
– Osmani për TV21: Do të referoj sot në Komision, nesër udhëtoj në Sofje
