Heqje të orës policore në mes të muajit qershor, paralajmëron Filipçe

TË FUNDIT

Nëse vazhdon trendi i uljes së numrit të të infektuarve të rinj dhe të hospitalizuarve, Ministria e shëndetësisë planifikon pako të re për lehtësimin e masave kah mesi i këtij muaji. Sipas paralajmërimeve të ministrit Venko Filipëe, ora policore do të hiqte nga 15 qershori ndërsa do të lejonte edhe organizim të koncerteve në të hapur. Edhe krahas uljes së numrit të të hospitalizuerve dhe të infektuarve, ministri Filipçe theksoi se sistemi shëndetësor do të vazhdojë të përgatitet për valë të re eventuale të virusit korona. Theksi është vendosur në ndryshimet ligjore me të cilat kapacitetet spitalore të klinikave private vendosen në dispozicion të shëndetësisë publike nëse ka nevojë për një gjë të tillë.

“Informacionin që e pamë këtë mëngjes është i mrekullueshëm. Trendi është i njëjtë edhe në qytetet e tjera në vend. Nuk ka presion ndaj reparteve infektive. Takimi i radhës i KSI-së do të mbahet më 15 qershor, deri atëherë do të punojmë me organizatorët e ngjarjeve të ndryshme, për koncertet që duhet të organizohen gjatë muajve të verës, të sillen protokollet adekuate. Nëse vazhdojnë numrat e këtilla, trendët e këtilla, pas 15 qershorit mund të pritet lehtësim shtesë i masave restriktive. Këtu kam ndërmend dy gjëra, orën policore dhe rekomandimet për organizimin e ngjarjeve të tjera”, tha ministri Filipçe.