Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 23 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Të dielën do të mbisundojë mot me vranësira, në orët e pasdites do të ketë reshje të përkohshme të shiut që do të vazhdojnë edhe dy ditët e ardhshme. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa temperatura deri kah mesi i javës së ardhshme do të jetë në rënie