Kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalni është transferuar nga paraburgimi në rajonin rus Vladim, ku u arrestua muajin e kaluar dhe është vendosur në një lokacion të panjohur, deklaroi sot njëri nga avokatët e tij.
Navalni, një nga kritikët më të shquar të Presidentit Vladimir Putin, u transferua nga burgu i Moskës muajin e kaluar për vuajtje të dënimit prej dy vjet e gjysmë që Perëndimi e ka përshkruar si rast të motivuar politikisht.
Ai u mbajt fillimisht në burgun Kolçugino në rajonin Vladimir, në verilindje të Moskës. Media ruse, duke iu referuat një burim për zbatim të ligjit, njoftuan se Navalno u arrestua atje për karantinë përpara se të transferohej në koloninë IK-2, gjithashtu në rajonin Vladimir.
Vadim Kobzev, njëri nga avokatët e Navalnut, tha se ai e vizitoi klientin e tij të enjten, por një avokat tjetër u përpoq ta takonte sot, por iu tha që Navalni është zhvendosur në vend tjetër.
“Burgu tha se nuk është dhe kjo është e gjitha,” tha Kobzev për mediat perëndimore, duke shtuar se Navalni ishte në gjendje të mirë shëndetësore kur e vizitoi një ditë më parë.
Duke i cituar ligjet për mbrojtjen e informacioneve personale, një zëdhënës i Shërbimit federal ndëshkues-korrektues kumtoi se ai nuk mund të zbulojë se ku ndodhet Navalni.
