Një tërmet me madhësi prej katër ballëve sipas shkallës Rihter, sot e tronditi Turqinë lindore, njoftoi agjencia e lajmeve “Anadolija”.
Tërmeti u regjistrua në rrethin turk të Agritë në ora 08:57 sipas kohës lokale me një thellësi prej rreth shtatë kilometrash, kumtoi Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për viktima apo të lënduar.
Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë, nënvizon “Anadolija”.
Në tetorin e vitit të kaluar, një tërmet i fuqishëm që tronditi rajonin e Izmirit, ku humbën jetën të paktën 116 persona, ndërsa u lënduan më shumë se 1.000 persona.
