Për mosmbajtje të maskës, gjobiten 686 qytetarë

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masën për mbajtje të mbrojtjes në fytyrë, janë regjistruar 686 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme edhe sot përmes kumtesës ka apeluar deri te qytetarët t’i respektojnë  masat dhe protokollet e sjellura nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.