Mot me diell dhe i ngrohtë

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell, i ngrohtë dhe kryesisht i qetë. Në orët e mëngjesit nëpër fushëgropa të caktuara do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullave. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 3 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 16 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me kushte për pak mjegull në mëngjes. Temperatura minimale do të ulet deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Të shtunën në orët e mëngjesit nëpër disa fushëgropa të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullave dhe vranësirave. Paradite do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare veriore. Pasdite për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë ajrore vranësirat do të rriten dhe do të fillojë të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar përgjatë Vardarit nga drejtimi verior. Nga e diela do të ketë ulje më të konsiderueshme të temperaturave, veçanërisht të temperaturave të ditës, ndërsa do të ketë edhe rritje të përkohshme të vranësirave.